Ajo është vetëm 36 vjeçe dhe ka në duar timonin e një prej qeverive më të rëndësishme në Europë, siç është ajo e shtetit të Finlandës, por Sanna Marin bëhet shpesh temë diskutimi e rrjeteve sociale për veshjet e saj ekstravagante.

Vetëm pak javë pasi u komentua gjatë një foto e saj në palestër ku në pah dilnin format fizike (që duhet thënë se ishin mbresëlënëse) kryeministrja finlandeze është vendosur sërish në qendër të vëmendjes.

Edhe këtë herë për pantallonat e saj të shkurtra, që kishte veshur teksa mori pjesë si fanse e muzikës në festivalin “Ruisrock”, që u zhvillua në qytetin e Turku.

E martuar dhe nënë e një vajze, ajo është udhëheqësja më e re e një qeverie në botë dhe duket se me shfaqjen në “Ruisrock” i ka bërë edhe më tepër për vete qytetarët e Finlandës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne kemi kryeministren më të lezetshme!”.

Ky ishte mesazhi që shpërtheu në rrjetet sociale pas postimit në Instagram të Festivalit Ruisrok, ku kryeministrja Sanna Marin shfaqet e buzëqeshur me një xhaketë lëkure, pantallona të shkurtra dhe çizme me prerje luftarake jashtë ambienteve zyrtare.

Postimi mori më shumë se 700 komente entuziaste.

Nga: “A mund të sundojë përgjithmonë?” deri te “Ajo është kryeministrja më e mirë në botë”, ishin komentet vlerësuese të finlandezëve për Sanna Mirella Marin, e cila bëri histori më 10 dhjetor 2019, kur u emërua shefe e qeverisë në moshën 34-vjeçare.

Sanna Marin është kryeministrja që u zgjodh për kopertinën e “Time” në vitin 2021 mes 100 njerëzve më me ndikim në botë dhe drejtuesja që e ka nxjerrë Finlandën nga neutraliteti që ka zgjatur gati tetëdhjetë vjet, duke kërkuar zyrtarisht hyrjen në NATO dhe duke u anuar hapur kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Ajo është nëna e 4-vjeçares Ema, e cila lindi pas martesës më 1 gusht 2020 me sipërmarrësin Markus Räikkönen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb