Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në miqësoren e dytë ndaj Gjeorgjisë. Sfida e luajtur në “Air Albania”, nuk prodhoi fitues, por as gola duke bërë që skuadrat të ndaheshin në paqe. Kuqezinjtë kishin disa raste për gol me Çekiçin, Cikalleshin apo edhe Asllanin, por portieri i Gjeorgjisë ishte i pakalueshëm në të gjitha rastet.

Me këtë ndeshje, mbyllen edhe miqësoret e Kombëtares që tani do të rikthehet në muajin qershor për ndeshjet zyrtare të Nations League. Në fund të sfidës për “RTSH”, Kristjan Asllani u shpreh:

Emocionet? “Jam shumë i emocionuar për ndeshjen. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe donim të fitonim, por nuk ia arritëm. Jam gjetur mirë me të gjithë mesfushorët dhe e them që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë.

Ndihem mirë si pozicion 6 si luaj te Empoli. Kishim shumë raste sot dhe duhet të vazhdojmë kështu pasi golat dhe fitoret do të vijnë”, u shpreh Asllani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb