TIRANE

Nevina Shtylla është një ndër vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare dhe kurioziteti për jetën e saj private është shumë i madh. Në vitin 2019 zbuloi se ish-misi ishte në një lidhje me juristin Arbër Myftari. Për më tepër dyshja kishin tre vite që ishin bashkë dhe një vit që kishin nisur bashkëjetesën në Tiranë.

Mirëpo, pas disa kohësh, qarkulluan zëra se dyshja ishte ndarë dhe Nevina ishte beqare. Madje, ajo është shprehur se ndihet e penduar që ka folur rreth jetës private, pasi duhet ta kishte mbajtur vetëm për vete.

Ditën e sotme, teksa zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit, Shtylla u pyet nëse vazhdon të jetë ende beqare dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.

Bukuroshja publikoi një foto të vetes të mbështetur tek i dashuri, duke treguar se nuk është vetëm, pavarësisht se pyetjes së ndjekësit iu përgjigj me ironi “Po”.

Shtylla dhe i dashuri i saj zgjodhën që ditën e djeshme ta kalonin në plazh, dhe fotoja që ka realizuar me të është shkrepur pikërisht në bregdet.

Moderatorja ka treguar se pas gjashtë vitesh karrierë në televizion, kishte ardhur koha që të bënte pak pushim. Por gjatë kësaj periudhë, ajo ka punuar fort për një projekt të veçantë, për të cilin ende nuk ka zbuluar detaje.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: