Nga një premtim i ri, tashmë në një yll. Nga spikatja te Flamengo te rikthimi si kampion europian me Real Madridin. Vinicius Junior duket I ka idetë e qarta, duke arritur një marrëveshje në parim me Los Blancos.

“Do të vazhdoj me më të mëdhenjtë në botë”, – u shpreh sulmuesi brazilian. Ai refuzoi 40 mln euro në sezon afruar nga PSG, duke shprehur besnikëri ndaj Real Madrid, që këtej e tutje do t’i japë 10 milionë euro.

Vinicius Junior do të rinovojë deri më 2026 dhe do të ketë klauzolën 1 miliard euro, për të frenuar çdo tentativë joshje nga klubet e fuqishme. Mos ardhja e Mbappe e kthen brazilianin në qendër të projektit të Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb