Analisti Fatos Lubonja deklaroi sot në emisionin “Real Story’ në ‘News24’ deklaroi se nuk ka besim tek drejtësia e sotme, pasi vendi qeveriste vetëm nga një parti.

Po ashtu ai theksoi se rasti i dënimit të ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji për çështjen “Babalja”, ishte kalim i Rubikonit.

“Skandali i DH-Albanias, ku do vidheshin 20 milionë, me këtë drejtësinë e sotme ku ishin të përfshirë olikarkë, politikanë, ku faji iu la një kamerieri që nuk dihet nëse është apo jo gjallë, u mbyll me kaq. Kjo është bosh për mua. Se dimë se ca do nxjerrë SPAK me këtë. Në këtë aspekt, prapë pyetjen e ngre; ore ishte më mirë apo është bërë me keq drejtësia? Siç thamë për krimin që ka kapur, duke u fuqizuar dhe forcuar, atëherë e kam të vështirë që të them se dhe drejtësia është duke u fuqizuar. Ai rindërtimi është shumë virtual. E kam ngritur qysh në fillim dhe sot e kësaj dite. Kështu siç është bërë reforma nga Rama, me të gjitha ndryshimet që ka bërë, që për mua ka qenë për të përqendruar pushtetin tek partia e tij. Kjo drejtuesi është me e keqe se ajo që kishim më parë. Kjo është drejtësia e një partie të vetme, ndërkohë që përpara kishim 3 bandave. Më mirë 3 banda se sa një bandë (parti) se ato ruajnë njëra-tjerën. Drejtësia hodhi, kaloi Rubikonin me Salianjin. Më përpara ishte keq, por kishte një marrëveshje me drejtësinë nga kapot e bandave, mos t’i prekte të gjithë. Ka qenë pasive ndaj politikes, ndaj të paprekshmeve. Ajo çështja e dënimit të Salianjit, ajo ‘Babalja’ që po e përpunojnë si inskenim, është skandal. Për mua të marrësh të dënosh Salianin, është të kalosh në një drejtësi selektive kundër opozitës. S’mund të them se drejtësia po ecën në këtë vend, po kapet nga një parti e vetme.”, tha Lubonja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb