Ndonëse na ndajnë ende shumë orë nga nisja e finales së Conference League, tifozët e Feyenoord-it holandez e kanë nisur festën me birra e muzikë në zonën e dedikuar për ta në pedonalen “Murat Toptani”.
Ata kanë nisur të pijnë dhe shijojnë qëndrimin në Tiranë, teksa pa komplekse ia kanë marrë dhe kërcimit.
Gazetarja Aurora Golemi ka folur me një prej tifozëve holandezë, i cili ka pasur vetëm fjalë pozitive për kryeqytetin dhe pritjen.
“Jam në Tiranë me miqtë e mi. Zona është shumë e mirë, më pëlqen vendi. jam i surprizuar nga vendi. Po qëndrojmë në Tiranë, çdo gjë është mirë, e pastër”, tha tifozi.