Këto janë pamjet kur një burrë i dehur në Britani të Madhe, hidhet në shinat e trenit.

Ai është shpëtuar në moment të fundit nga një kalimtar i rastit, pasi një tren ishte duke ardhur me shpejtësi përball tij.

Sipas mediave, episodi është regjistruar në Londrën jug-lindore. Në pamjet e publikuara, burri shihet gjysmë i zhveshur me një shishe alkool në dorë, e për të mos ishte për kalimtarët e rastit, që e shpëtuan, fat i tij mund të ishte ndryshe.

“Burri ishte në platformë dhe ai ishte pak i dehur dhe unë e kam parë atë duke bërtitur në vetvete kështu që mendova se do ta nxirrja telefonin për ta regjistruar në një gjendje të dehur për t’ia treguar miqve të mi.

Ishte e papritur që ai kërceu mbi shina. Nuk e kam idenë se çfarë po i kalonte nëpër kokë. Unë dhe disa të tjerë vrapuam drejt tij, por brenda pak sekondave treni po afrohej”, tha një nga personat që shpëtoi burrin.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca mbërritën më pas në vendin e ngjarjes dhe burri u dërgua në spital për trajtim mjekësor.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb