Kroacia është tronditur nga një tragjedi disa ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka shkaktuar një aksident me dy viktima në zonën e Ratacit.

Modelja Klevisa Ymeri ka bërë një parakalim të gabuar në zonën e Ratacit dhe u përplas kokë më kokë me një automjet, në të cilin ndodheshin dy të rinj, vëlla dhe motër 21-vjeçari Stjepan dhe 19-vjeçarja Katarina Derek.

Shqiptarja ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve, që kanë humbur jetën në vendngjarje.

Klevisa Ymeri2
Klevisa Ymeri2

Vetë e reja shqiptare ka pësuar lëndime të lehta dhe për këtë arsye është transferuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Dubrovnikut. Pas kurimit dhe daljes nga spitali, Ymeri është arrestuar nga policia.

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditë për shqiptaren Ymeri.

Ajo akuzohet për parakalim të pakujdesshëm dhe shkaktimin e një aksidenti ku humbën jetën dy të rinj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb