KSAMIL – Pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” me flamur shqiptar, anija u përplas me një masiv shkëmbor.

Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë, anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion”. Gjatë komunikimeve, ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme. Eshtë bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikqyrje pjesa e çarë. Anija është akostuar pa probleme.

Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF, Kontrolli Shtetëror i Flamurit, për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: