Nicole Kidman ka zbuluar se ajo kishte gënjyer për gjatësinë e saj në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar një audicion në fillim të karrierës së saj, pasi iu tha se ishte “shumë e gjatë” për Hollywood.

Aktorja fituese e çmimit Oscar, 56 vjeç, u tha agjentëve të casting-ut se ishte 1.77 m, ndërsa gjatësia e saj është 1.80 m.

Kidman tha se asaj i ishte thënë vazhdimisht se nuk do të arrinte në Hollywood thjesht sepse ishte “shumë e gjatë”.

“Ata më ngacmonin dhe më quanin Stalky ,” zbuloi aktorja në Podcast të Radio Times. “Njerëzit thoshin: “Si është ajri atje lart? Nuk do të bësh dot karrierë. Ti je shumë i gjatë”. Tani më thonë: “Ti je shumë më i gjatë se sa kam menduar”, ose meshkujt janë të shqetësuar se sa të larta duhet të jenë takat e mia”.

“Sa herë shkoj në tapetin e kuq, më dërgojnë këpucë që janë gjithmonë kaq të larta. Unë do të dukem atje personi më i gjatë, si një gjirafë!”, deklaroi Kidman, duke shtuar se gjatësia e saj ndonjëherë “e shqetëson”

  • foto galeri

Gjithashtu, Kidman humbi disa role për shkak të gjatësisë së saj. Duke kujtuar kohën kur ajo u refuzua për një rol në muzikalin hit ‘Annie’, Kidman tha se ishte dy centimetra më e gjatë se kufiri i gjatësisë. Pasi iu lutën drejtuesve të casting-ut që t’i jepnin një shans për audicion, ata më në fund e lanë të provonte për rolin.

“Unë nuk e mora rolin,” tha ajo. “Ata as që më thirrën – por të paktën arrita të këndoja katër rreshta të një kori.”

Kidman tha se ajo sigurohet t’u mësojë vajzave të saj “superfuqinë” e guximit. Ylli i “Big Little Lies”, megjithatë, tha se ajo është “mirënjohëse që është e shëndetshme”.

Aktorja ndan dy fëmijë të birësuar – vajzën Isabella dhe djalin Connor – me ish-bashkëshortin Tom Cruise. Ajo është gjithashtu nënë e vajzave adoleshente Sunday Rose dhe Faith Margaret, të cilat i ndan me këngëtarin e country Keith Urban, me të cilin është martuar që nga viti 2006.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: