Avokati serb Nikola Lakiç ka njoftuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në mbledhjen e fundit e qeverisë aktuale e dërgoi një ministër në një klinikë të Moskës për t’u rehabilituar nga varësia e drogës.

Lakiç, i cili më parë ishte pjesë e Partisë Popullore dhe anëtar i ekipit të Zdravko Ponoshit në zgjedhjet e fundit presidenciale, thekson se “Serbia është i vetmi vend në botë” ku ndodhin gjëra të tilla.

“Serbia është i vetmi vend në botë që ka një ministër me moral fanatik, të cilin presidenti i vendit e dërgoi urgjentisht në Moskë dy ditë më parë, në një klinikë të njohur për t’u rehabilituar nga varësia e drogës. Çmenduri e vërtet”, ka shkruar Lakiç në Twitter.

Ditë më parë ishte raportuar nga zyrtarët rusë se ministri serb i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin do të takohet në Moskë me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Sipas komunikatës të ministrisë që udhëheq Vulin, ai ia ka kujtuar Lavrovit se Serbia “nuk e harron vëllazërinë” dhe se nuk ka pranuar t’i vë sanksione Rusisë.

Vulin e ka quajtur Lavrovin mik të sinqertë të serbëve duke i shprehur mirënjohje për “respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës”.

Kujtojmë se, Serbia u ka rezistuar deri më tash thirrjeve e presioneve nga Perëndimi për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. Aktualisht, është ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka bërë këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb