MEKSIKE

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur jugun dhe pjesën qendrore të Meksikës. Tërmeti është ndjerë shumë edhe në Qytetin e Meksikës, ku njerëzit zbritën në rrugë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Crucecita, në shtetin e Oaxaca.

Video tregon dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e forta në Bosques de Las Lomas. Trotuari i ndarë në dy pjesë hapet dhe mbyllet nga fuqia e tërmetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: