Gazetari sportiv Dëfrim Met’hasani në një lidhje live për emisionin ”Me zemër të hapur” ka folur për ndarjen nga jeta të mikut të tij, ish- boksierit dhe trajnerit Skënder Kurti që u nda nga jeta prej koronavirusit.

Met’hasani thotë se prej 30 vitesh e njihte profesionalisht dhe shoqërisht Kurtin dhe shprehet se ai nuk kishte natyrën e një boksieri, i ashpër apo i dhunshëm në jetën reale por vetëm në ring.

Met’hasani komenton edhe për raportet në ditët e fundit ku shprehet se mendoi që ja hodhi as vdekjes klinike por më pas u pikëllua tej mase kur mori lajmin e vdekjes.

Po ashtu Dëfrim Met’hasani thotë se Skënder Kurti fitoi gjithçka në këtë jetë vetëm vitet jo pasi u nda nga jeta shumë shpejt. Gazetari shton se Kurti kishte një raport shumë të afërt me boksierët pasi i fliste me superlativa për nxënësit e tij që në fakt i trajtonte si djemtë e tij.

”E vështirë të gjesh fjalën e duhur. Nuk e besoja që forca dhe energjitë e tij të ndalonin një ditë. Kishim një raport profesional por edhe njerëzor. Jo më kot i thoshin Neri. Ishte dhe jashtë dhe brenda sportit. Nuk e mbaj ndonjëherë mend të ngrysur. Ishte natyrë tjetër nga boksi. Ishte ai momenti i ringut kur boksonte por jashtë ishte i ëmbël, nga më të mirët, fisni. Në jetë fitoi të gjitha, vetëm vitet nuk mori në jetë. Tituj, kampion, medalje. Fillimisht tek Garda, në Dajt ku stërvitej me boksierët dhe më pas kur shpërtheu në 2000.

Me dhimbje, e kisha mik. Për çdo njeri na vjen keq jo më një që e njohim.
Mora djalin dhe pjestova dhe ndava dhimbjen. Bëra 2 kronika në RTSH Sport. U gëzova që i shpëtoi fillimisht vdekjes klinike, por më pas duhet t’i jepja lamtumirën. Vjen një ditë që duhet të pikëllohemi. Mori titujt, merita. Atë humbi, vitet që të jetonte me nipërat e mbesat. Mund të përmend disa nga boksierët e tij, Enea Kovaçi, një nga më të mirët që nxorri Neri, janë njerëz të fortë dhe intelektualë. Fatjon Murati, Edmond Selmani, Alban Beqiri, vëllzerët Sorra. Janë disa nga ata të punës për përkushtuar.

Vitet e fundit më kaluan në sektor tjetër, merrem me reportazhet. Ai dhe palestrën e kishte tek ish- Qemal Stafa. Shpesh herë pija kafe. Lumturohesha kur më thoshte se po vjen sportist tjetër. Lumturohej sikur po i vinte një djalë tjetër, përveç Renatos. I trajtonte si shokë. Ky ishte raporti ndryshe i Skënderit. Jo vetëm me miqtë por dhe me sportistët më të rinj. Si familje, në familjen Kurti jo tjetër.

Prodhonte energji pozitive dhe më pas i kisha kontaktet dhe me vëllezërit Keta. E ftoja në evente. Më fliste me superlativa për Renaton, thoshte se po vinte një trashëgimtar edhe në sport. Renato është i kujdesshëm. Nëse kjo familje humbi Skënderin një Skënder tjetër i erdhi, Renato jo vetëm biologjik. Kisha kontakte me Shkëlqim Hajdarin dhe me Pëllumb Piperon. Kur kaloi vdekjen klinike mendoja se ja hodhi.”- tha Dëfrim Met’hasani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb