Avokati Spartak Ngjela ka ardhur në një rrëfim ndryshe për moderatoren Çenkuela Hasa në News24.

Në këtë rrëfim nga ambientet e zyrës së tij, avokati ka zbuluar rutinën e përditshmërisë, ku nuk ka munguar edhe ftesa për moderatoren e ‘Fitstation’, për të kaluar së bashku një pasdite në shoqërinë e një gote vere.

Ngjela ka spikatur për komplimentat në median online ndaj gazetareve shqiptare, ku jo pak herë ka përfunduar në faqet kryesore të portaleve.

Moderatorja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?

Spartak Ngjela: Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda me verë pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë verë dhe bëjmë bisedë.
Moderatorja: Biseda të çfarë natyre?

Spartak Ngjela: Biseda pas darke quhet, drejtojeni ju bisedën por mos na fusni në kozmos, flasim për kozmosin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: