Presidenti i këshillit Europian Charkles Michel, ka uruar Barjam Begajn, i cili merr sot detyrën e presidentit të ri të vendit.

Michel me anë të një postimi në Twitter, shkruan se me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në një moment emocionues.

“Urime për Bajram Begaj për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë.

Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkroi ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: