Nga: ZONJA KATERINA

1 kg mish viçi ose koke
1 pako peta të pjekura
1-2 peta të njoma të hapura vetë/gatshme
2-3 qepë të thata
1 lgj supe nenexhik
Kripë, piper, vaj ulliri

Në një tenxhere me ujë të ngrohtë hedhim 4-5 kokrra piper dhe vendosim mishin ose kokën për tu zier. Nëse kemi kokë viçi e lemë fillimisht për 3-4 orë në ujë të bollshëm dhe pastaj e vendosim të zihet. Gjatë zierjes largojmë herë pas here shkumën që do të lëshojë mishi.

Pasi mishi të jetë zjerë e copëtojmë në copëza të vogla.

Marrim një tavë, e lyejmë me vaj dhe shtrojmë 2 petë njëra pas tjetrës duke i spërkatur me pak vaj. Mbi petët e njomë thërrmojmë petët e pjekura.

Në një tigan kaurdisim qepët e grira hollë dhe sapo të zbuten shtojmë 2-3 garuzhde lëng mishi dhe i lemë qepët të marrin pak valë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i hedhim qepët e kaurdisura mbi petët e pjekura të cilat i kemi spërkatur me pak nenexhik të freskët. E vendosim byrekun kështu siç është në furrë të nxehtë për 15 -20 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim mesnikun nga furra dhe shtojmë mishin e copëtuar duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tavës. E spërkasim me lëngun e mbetur dhe e vendosim përsëri në furrë dhe për 10-15 minuta të tjera.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb