BALLSH

Një tjetër kopsht është mbyllur në vend, për shkak të koronavirusit. “BalkanWeb” mëson se ka mbyllur dyert kopshti nr. 1 në Ballsh, pasi një mësuese ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Menjëherë pas infektimit të saj u janë marrë tamponët 12 punonjësve të këtij kopshti. Burime bëjnë me dije se mësuesja e infektuar vinte nga Fieri.

Ndërkohë, mësohet se kopshti, i cili frekuentohej nga më shumë se 100 fëmijë, do të qëndrojë i mbyllur deri në një urdhër të dytë. Ai ishte pa drekë, ndërsa prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb