Fermerët spanjollë kanë vijuar edhe sot protestat ndërsa me mijëra traktorë kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin dhe po përparojnë drejt Barcelonës.

Forca policore rajonale e Katalonjës, ka shoqëruar disa nga protestuesit dhe po rekomandon që të minimizohet lëvizja e qytetarëve në rajon.

Protestat kanë qenë edhe temë debati dhe akuzash në kongresin spanjoll mëngjesin e sotëm.

Partia Popullore konservatore e opozitës (PP) ka akuzuar qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga socialistët e kryeministrit Pedro Sánchez se ka vënë “dogmatizmin mjedisor” përpara nevojave të fermerëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: