Milan do të provojë të transferojë mesfushorin e Nices, Arnaud Lusamba, gjatë merkatos së janarit. Mesfushori i talentuar ka impresionuar në këtë fillim sezoni te skuadra e Ligue 1, ndaj Rossonerët do përpiqen ta marrin në skuadrën e tyre.
ojtari 22-vjeçar është bërë lojtari kyç i skuadrës së drejtuar nga Patrick Vieira, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2021. Milani ka filluar kontaktet me Nicen dhe me agjentin e lojtarit, ndërsa klauzola e tij e largimit është 35 milionë euro.
Por skuadra italiane nuk ësht[ e vetmja që interesphet për shërbimet e Arnaud Lusamban, pasi edhe disa skuadra të tjera evropiane janë në garë për mesfushorin.