Në stol, jashtë forme dhe më shumë mundësi me “valixhe në duar”. Rafa Leao po kalon një moment të vështirë te Milan, mes palëve nuk ka më asnjë komunikim. Negociatat për rinovimin e kontratës deri në 2027 janë mbyll me “tym të zi”, nuk ka asnjë akord.
Drejtuesit e Milan nuk e pritën mirë propozimin, kërkesën e përfaqësuesve të Leaos, të cilët i kërkuar që klauzola e largimit prej 150 milionë euro të ulet në 70 apo maksimumi në 80 milionë euro. Ky propozim ka tërbuar Paulo Maldinin i cili as që e mendon që lojtarin e tyre më të mirë ta nxjerr në ankand për 70-80 milionë euro.

Maldini dhe Massara ishin të gatshëm ta hiqnin fare klauzolën, në mënyrë që klubi të përfshihej në negociata, por në këtë formë, me kërkesën e Leao-s, largimi i portugezit në fund të sezonit ishte i sigurt. Kujtojmë që Leao ka një kontratë të vlefshme deri në 2024.
(BalkanWeb)