Milani e ka seriozisht për Nabil Fekir, fantazisti i blinduar nga Lioni me një klauzolë të frikshme prej 70 milionë eurosh nga ana e presidentin Zhan Mishel Ola. Por tani skenari ka ndryshuar dhe lojtari i Kombëtares së Francës, që është në përfundim të kontratës, nuk ka aspak ndërmend që të rinovojë.

Për këtë arsye, vlera e tij është përgjysmuar dhe shifra rrotullohet te 30 milionë eurot. Shifër e cila po shndërrohet në ide për kuqezinjtë, të cilët kanë ndërmend të mposhtin konkurrencën duke futur në marrveshje Suson, raporton “France Football”. Lojtarin e ndjek gjithashtu edhe Arsenali.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: