Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore kanë njoftuar se miliona japonezë kanë treguar interes për bileta e lojërave, të cilat do të mbahen në Tokio në verën e vitit 2020.

Organizatorët sot mbyllën fazën e parë të paraqitjes për bileta për qytetarët e Japonisë, ndërsa kandidatët do të njoftohen më 20 qershor për miratimin blerjeve të tyre. Zgjedhja e klientëve të biletave do të bëhet sipas sistemit të lotarisë.

Të interesuarit jashtë Japonisë duhet të presin deri më 15 qershor kur biletat do të dalin në shitje nga ana e distributorëve të posaçëm në çdo vend.

Organizatorët nuk kanë njoftuar se sa kërkesa janë bërë për bileta përmes sistemit online. E vetmja gjë që bëhet e ditur është se janë hapur 7,5 milionë profile, një element i domosdoshëm për të aplikuar për blerjen e biletës dhe pjesëmarrjen në lotari.

Sipas organizatorëve të Lojërave Olimpike Verore “Tokio 2020” në dispozicion do të jenë rreth 7,8 milionë bileta dhe se 20 deri në 30% do të shiten në Japoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb