Sot në të ashtuquajturën “Dita e Republikës Srpska” është mbajtur edhe seanca e gjashtë e atij që quhet “Senati i Republika Srpska”.

Një pozitë prej senatori, Dodik ia ka dhënë edhe ish-kryespiunit serb të sanksionuar nga SHBA, Aleksander Vulin. Vulin bashkë me Anton Kasipovic kanë bërë betimin e tyre si senatorë të rinj, shkruan tanjug.

Dodik në fjalën e tij ka falënderuar tetëmbëdhjetë senatorët, të cilët sipas Aktit të Senatit nuk mund të riemërohen, për bashkëpunimin e tyre afatgjatë, duke theksuar se “puna e tyre u dha përgjigje pyetjeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin politik, kombëtar, ekonomik dhe kulturor të “Republika Srpskas”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: