GREQI- Ministri i Financave Janis Varufakis është sulmuar nga një grup të rinjsh ‘anarkistë”, teksa darkonte me të shoqen Dhanai Stratu në një restorant në Athinë. Mësohet se të rinjtë hodhën drejt restorantit ku ndodhej Varufakis objekte qelqi, shishe dhe gota.

Vetë ministri Varufakis pohoi se u sulmua nga një grup të rinjsh mbrëmjen e së martës dhe se ishte ndërhyrja e së shoqes që shmangu më të keqen. Madje mes tyre ka pasur edhe një sherr verbal. Varoufakis i etiketoi sulmuesit si “aktivistë anti-shtet”. Në një deklaratë, ai tha se të rinjtë nuk kishin për qëllim ta lëndonin atë apo të shoqen. Ministri Janis Varufakis është në qendër të kritikave për negociatat me partnerët për çështjen e kreditimit.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: