Të paktën 148 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pesë javë më parë, tha ministria e mbrojtjes e vendit në një  postim në Twitter  të enjten.

Rreth 1,370 raketa ruse janë gjuajtur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, duke shtuar se Rusia deri më tani ka “shkatërruar” 15 aeroporte ukrainase.

Më shumë se 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, thuhet gjithashtu në postimin e ministrisë në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb