Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për 4 qarqe kryesore të vendit që të ndërpresin kontratat e punës me mjekët specializantë.

Në shkresën e siguruar nga ‘BalkanWeb’, e cila mban datën e djeshme, ku kërkohet që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë.

Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor sqaron mes të tjerash se punësimet bëhen vetëm përmes miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, ky institucion i kërkon operatorëve që të dërgojnë listën me vendet vakante.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në shkresën në fjalë thuhet se Drejtoritë Rajonale të OSHKSH-së duhet të marrin masa si më poshtë;
-Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë;
Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb