TIRANE- Këngëtarja Miriam Cani ndan shpesheherë me fansat emocionet e saj. Ajo thotë se e ka zemrën të mbushur plot e përplot dhe ky po që është lajm i mirë. Mirëpo një nga ndjekëset e saj nuk do të dijë fare si ndjehet Miriam, ajo e ka kritikuar këngëtaren për faktin se duhet të shkruajë shqip dhe jo anglisht.

“Shkruani shqip të shkretën. Asnjë anglez s’ka shanc me shkrujt shqip në profilin e tij.
Shqiptarët shkruajnë anglisht. PSE????”, kritikon vajza.

Megjithatë, as këngëtarja nuk ka përtuar t’ia kthejë komentin vajzës, duke e sqaruar se shkruan anglisht pasi në profilin e saj ka plot miq nga Gjermania.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: