Nga: ZONJA KATERINA

500 gr mish
1 kg bizele
1 kokërr qepë
4-5 lgj vaj ulliri
1 lgj miell
½ lgj salcë domate
2-3 domate në rende
1 gjethe dafine
1 tufë koper
Kripë, piper

Fillimisht pudrosim mishin me pak kripë, piper të zi dhe me miell. Në një tenxhere vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin për 2-3 minuta derisa të fillojë të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe e kaurdisim mirë. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë domatet të grira në rende së bashku me salcën dhe e lemë derisa salca të fillojë të lidhet. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë në masë të mishit dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare. Ndërkohë vendosim në zjarr një tenxhere me ujë dhe e lemë të marrë valë, më pas shtojmë bizelet dhe i lemë të ziejnë vetëm për 5-6 minuta. Pasi mishi të jetë zjerë e bashkojmë me bizelet. Shtojmë një gjethe dafine dhe koperën, fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë në nxehtësinë e sobës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb