Me një vendim që ka pak precedentë në historinë e konkurseve të bukurisë, 23/vjeçares María Fernanda Pavisic nga Cochabamba, e zgjedhur Miss Bolivia 2022 korrikun e kaluar, iu hoq titulli për tallje. Në një video ku ajo tallej me fizikun e disa prej rivaleve të saj, në veçanti Miss-in ‘indigjene’ nga departamenti i Potosì.

Vendimi befasues, shkruan gazeta Los Tiempos, u miratua dje nga Promociones Gloria, kompania që zotëron ekskluzivitetin e konkursit të bukurisë në Bolivi.

Pas shqyrtimit të situatës, shkruan gazeta, kompania i dërgoi një “letër shkarkimi” Pavisic, duke nënvizuar se me sjelljen e saj “ajo ka shkelur kontratën e nënshkruar për të marrë pjesë në konkursin e Miss Bolivia”.
Gjithçka nisi kur fituesja e re, e cila është një modele profesioniste dhe studente e psikologjisë, postoi në rrjetet e saj sociale një video në të cilën shihet duke u tallur me disa nga rivalet e saj dhe në veçanti Miss Potosí, Ximena Maygua.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo i shtyu autoritetet e Potosit të parashtronin një ankesë gjyqësore kundër Miss Bolivisë për diskriminim racor, duke i kërkuar gjykatësit të urdhërojë humbjen e titullit.

Me të dëgjuar lajmin, Pavisic ngarkoi një video tjetër në rrjetet sociale në të cilën tregonte se ajo e mëparshme nuk ishte gjë tjetër veçse “një eksperiment në komunikimin social”, duke i kërkuar falje rivales së saj dhe qytetarëve të Potosìt në përgjithësi.
Por e gjithë kjo nuk ka shërbyer për të qetësuar shpirtrat dhe për të bërë Promociones Gloria të tërhiqet nga vendimi i saj, i cili do të pengojë Miss Cochabamba të përfaqësojë Bolivinë në konkursin Miss Universe 2023. “Një precedent shumë negativ po krijohet për konkursin Miss Universe – reagoi me trishtim Pavisic- pasi personit i hiqet titulli për veprime që nuk i ka kryer”.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb