TIRANE

Ish-Miss Shqipëria, Afroviti Goge, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël.
Në muajin e shtatë të shtatzënisë, ish- modelja tregoi se është në pritje të një djali, lajm ky që ka falur shumë lumturi në familjen e saj.

Megjithatë, Afroviti zbuloi se mënyra se si e kishte mësuar për lajmin e shtatzënisë ishte shumë e veçantë dhe e gjithë ngjarja lidhet me një ëndërr që ajo kishte parë vetëm pak ditë para se të kryente testin e shtatzënisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Momentin kur e mora vesh kam qenë vetëm me mamin tim. Ka qenë ora 12 e natës. Në fakt, kisha një ndjesi, sepse kisha parë një ëndërr 10 ditë para se të bëja testin e shtatzënisë. Kisha parë një ëndërr sikur nga kërthiza ime dilte një lule lotusi dhe jam zgjuar nga ëndrra më barkun e mpirë”,- tregoi ajo.

Afroviti tha se e ndau fillimisht ëndrrën me të ëmën për të kërkuar një shpjegim nga ana e saj e më pas ia komunikoi vjehrrës, e cila menjëherë kishte dyshuar për një shtatzëni të mundshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: