Në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” prej ditësh media në Kosovë ka përcjellë dhimbjen e një babai nga Mitrovica, i cili nuk e gëzoi dot ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. Prindërit e quajtën Lejan, djalin që lindi para kohe, në javën e 33-të.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Foshnja ishte me shëndet të dobët, ndaj që në ditën e parë, iu nënshtrua, ndërhyrjeve emergjente. Trajtimet kirurgjikale që kërkonte shëndeti i tij, nuk mund të kryheshin në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ai vuan nga ezofagu i shkurtër, një komplikacion shëndetësor i rrallë. Ai rrezikon jetën pasi pasi ushqimi mund t’i kalojë në rrugët e frymëmarrjes.

Femija 2 Muajsh
Femija 2 Muajsh

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ofroi 30 mijë euro. Tani Lejan i vogël është në spitalin Medikana, në Turqi. Por kaq nuk mjaftonte. Ndaj Kujtim Hasani bën thirrje për ndihme, edhe për 30 mije euro te tjera, për te kryer shërbimet e domosdoshme. Prindërit nuk kanë asnjë mundësi financiare pasi jetojnë vetëm me ndihmë sociale. “Ju kisha bë thirrje me na ndihmu, Lejani është fëmija jonë i parë dhe po lufton për jetën. Një ndihmë sado e vogël nga cilido qoftë për ne do të thotë shumë. 30 mijë euro na ka siguruar Ministria e Shëndetësisë, por na duhen edhe 30 mijë euro të tjera për të kryer shërbimet në Turqi, na ndihmoni të kalojmë këtë dhimbje”,shkruan Kujtimi, babai i fëmijës. Foshnja Lejani po lufton me jetën, që prej ditës së tij të parë.

https://www.youtube.com/watch?v=t4xt1R90EEQ&feature=youtu.be

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb