Papa Francesku ka thënë se nuk mund të vizitojë Moskën dhe Kievin deri pas një mbledhjeje të udhëheqësve fetarë në Kazakistan në mes të shtatorit.

“Është me urdhër të mjekut për shkak të një problemi në gju”, tha ai për CNN Portugal.

Papa Françesku njoftoi më parë planet për të vizituar Ukrainën dhe Rusinë për të nxitur dialogun midis dy vendeve.

“Tani nuk mund të shkoj, sepse pas udhëtimit në Kanada ka pasur një pengesë me rikuperimin e gjurit dhe mjeku ma ndaloi atë, duke thënë ‘Përpara Kazakistanit nuk mund të udhëtosh’”, tha Papa Françesku.

“Por unë kam mbajtur kontakte përmes telefonit… Nga të gjithë mund të bëhet diçka. Unë po e ndjek (situatën) me dhimbjen dhe lutjet e mia. Por situata është vërtet tragjike. Unë gjithmonë besoj se duke pasur një dialog, ne përparojmë”.

Papa ka akuzuar në mënyrë implicite Rusinë për “pushtim të armatosur, ekspansionizëm dhe imperializëm” në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb