Ai është një djalë nga Lezha, që në Shqipëri u bë i njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në evente të ndryshme bukurie e sfilata mode. Quhet Rolando Lekaj, dhe vitet e fundit është vendosur në Pekin (Kinë) ku po bën karrierë si model, aktor dhe biznesmen i një marke kremrash antimoshë.

Puna si model për marka ndërkombëtare i ka dhënë mundësinë të marrë pjesë në evente të ndryshme botërore, siç ishte Festivali i Filmit në Kanë, ku përveç vajzave të tjera të njohura ai ka krijuar miqësi me 34 vjeçaren pasanike, trashëgimtaren e “Hilton Hotels”, Paris Hilton.

Rolando, i cili tani vazhdon të angazhohet si aktor e model në Kinë, sapo ka përfunduar setet për markat “Hugo Boss” dhe “Hermes” në Kinë, ndërkohë që ka promovuar dhe biznesin e tij. Në konferencën e parë të promovimit ai kishte ftuar Paris Hilton, e cila sipas tij është shembulli i vajzës që është kundër bisturisë, duke besuar më shumë tek natyraliteti.

Fotot të tuat të botura nga “Daily Mail” na bënë përshtypje, pasi pozoje pranë Paris Hilton. Ku jeni johur?
E njoh që nga Festivali i filmit në Kanë dhe jemi miq të mirë. Paris është person shumë, shumë i mirë dhe e thjeshtë me personat që janë afër saj dhe e njohin në detaje.

Mësuam se udhëtoi nga Los Angelos për të qenë e pranishme në konferencën e parë të inagurimit që i bëre biznesit tënd në Kinë. Ka diçka më shumë mes jush?
Unë kam një lidhje, ajo ka një lidhje kështu që nuk e shohim miqësinë me atë sy për flirte. Kohët e fundit ajo ka filluar të luajë si Dj në clube nate, që është hobi i saj. Dhe njëkohësisht është e angazhuar me bizneset që ka, ndaj është shumë e zënë, njësoj siç jam unë. Por e ftova në inagurimin e kompanisë sime dhe çdo gjë shkoi mirë.

Paris tashmë është 34 vjeçe, ka bërë ndërhyrje në pamjen e saj?
Deri tani ajo s’ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë. Një natë kur po pinim diçka së bashku me të dashurën time dhe familjen në suitën e dhomës sime të hotelit, po më pyeste shumë rreth detajeve të biznesit të kremrave antimoshë. I pëlqeu shumë si ide, pasi aktualisht është produkti nr.1 në Kinë, dhe shumë shpejt do të shpërndahet në botë. Ka dëshirë që në të ardhmen të bëjë pranë kompanisë sime injeksione “anti-aging”. Ky është trajtim me anë të përdorimit të kremrave dhe shiringës dhe kushton 2 milion $, pasi shmang ndërhyrjen me bisturi, për të cilën Paris është kundër.

Krahasuar me vajzat VIP në Shqipëri, si të duket Paris Hilton?
Shumë e thjeshtë për emrin e madh që mbart mbi vete. Ndërsa në Shqipëri nuk preken me “pupël” nga mendjemadhësia vajzat VIP. Kujtoj se herën e parë që i kam takuar e ndieja veten njësoj me Irina Shayk dhe Paris Hilton, pasi të dyja ishin shumë miqësore, sikur kishin kohë që më njihnin.

Prej sa vitesh jeton në Kinë dhe si arrite deri këtu?
Kam tre vite në Kinë dhe vendosa të jetoj këtu pasi është jeta e biznesit të gjithë botës. Punoj si menaxher dhe njëkohësisht model e aktor.

Cilat janë fitimet e tua vjetore?
Nuk më pëlqen të flas me shifra. Por falë Zotit janë të mjaftueshme për një jetë perfekte, për mua personalisht dhe familjen time. (story)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb