TIRANE

Në muajin dhjetor moderatorin i njohur, Labinot Gashi dhe bashkëshorten e tij Qëndresa u bënë prindër për herë të parë. Ata u gëzuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Rroa. Pas lindjes së vajzës, Labi është treguar i rezervuar, duke mos publikuar asnjë imazh të saj.

Untitled 12

Megjithatë ditën e djeshme kur vogëlushja bëri një muajshe ai ka vendosur të publikojë një foto bashkë me një dedikim të mbushur me dashuri.

“1 muaj jeta jonë, të paçim gjithmonë. Të duam Rroa jonë”, – ka shkruar Labi bashkangjitur fotos. Kujtojmë se në 15 tetor të 2018, Labinoti dhe Qëndresa festuan edhe 1-vjetorin e martesës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb