Momente paniku për reperin shqiptar Azet. Sipas mediave në Kosovë eskorta e tij është sulmuar në Vjenë. Në pamjet e publikuara dëgjohen edhe të shtëna me armë.

Një qytetar për mediat në Kosovë ka treguar se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën në një klub nate. Sipas tij, shkak i këtij sulmi ka qenë pagesa. Është pritur të ketë më shumë njerëz në koncert, e duke qenë se parashikimet nuk dolën, sigurimi i këngëtarit
është përplasur me atë të klubit.

Ndërkohë raportohet se aktualisht me rastin është duke u marr policia e Vjenës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: