Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge ishin të parët telefona inteligjentë që mbështetën teknologjinë e furnizimit me energji nëpërmjet wireless-it. Kompania koreane do të nxjerrë së shpejti në treg një sërë monitorësh për desktop që përfshijnë një pajisje e cila mund të përdoret për të furnizuar telefonin me energji me valë.
Nëse keni një telefon inteligjent që mbështet teknologjinë Qi, apo atë të furnizimit me energji me valë, atëherë nuk do të keni nevojë për një adaptues, pasi mund ta ushqeni telefonin direkt nga monitori i kompjuterit. Sigurisht, nuk mund ta mbani me vete me monitorin kur jeni në udhëtim, kështu mund t’ju nevojitet edhe një adaptues i veçantë për këto raste.
Samsung ka krijuar dy versione të monitorit SE370, me ekran 23.6 inç dhe 27 inç, të dy me rezolucion FullHD. Ata përdorin panelet PLS dhe ofrojnë kënd të pamjes 1780. Monitorët përshijnë edhe teknologjinë FreeSync të AMD-ës si dhe shumë veçori të tjera.
(ed.me/BalkanWeb)
