Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka uruar Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës për detyrën e tij të re. Me një postim në Facebook.

Shehu i ka shprehur respektin e mirenjohjen per cfare ai ka mbrojtur e ka bere ne vite ne te miren tone te perbashket.

“Urimet me te mira Imzot Arjan Dodaj per fillimin e detyres se tij te larte e shume te rendesishme ne krye te Arqidioqezes Tirane- Durres. Jo vetem per Kishen Katolike kjo, por shume me gjere, per vlerat tona historike, per vendin tone, vizionin e aspiraten tone europiane e perendimore. Pune te mbare e suksese gjithemone ne detyren tuaj fisnike! Te gjithe respektin e mirenjohjen per Imzot Frendo, per cfare ai ka mbrojtur e ka bere ne vite ne te miren tone te perbashket. I uroj shendet e te gjitha te mirat!”- shkruan ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: