News24 ka siguruar pamje të reja në lidhje me aksidentin e frikshëm të ndodhur paraditen e sotme në zonën e “Shallvareve” ku u përfshinë 9 makina dhe 9 persona përfunduan në spital për të marrë ndihmë shëndetësore.

Në pamjet e filmuara nga kamera e një prej automjeteve që i ka shpëtuar për pak përfshirjes në aksident, duket qartë se ka qenë autobusi i linjës së “Unazës”, ai që ka goditur automjetet e tjera. Balkanweb mëson se shoferi i autobuzit në mbrëmje është arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb