Një futbollist iranian do të varet pasi protestoi për vrasjen e Mahsha Amini. 26-vjeçari Amir Nasr Azandani, u arrestua në nëntor me akuzën e përfshirjes në vrasjet e një koloneli policie dhe dy anëtarëve vullnetarë të milicisë, sipas Iran Wire.

Futbollisti është akuzuar edhe për ‘luftë kundër Zotit’. Amini vdiq papritur në mes të shtatorit, ndërsa ishte në paraburgim, pasi u arrestua për dyshimin se kishte veshur hixhabin në mënyrë të pahijshme. Dëshmitarët thanë se Amini u rrah nga Patrulla e Udhëzuesit, por qeveria iraniane tha se ajo pësoi një atak në zemër.

Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFPRO) tha se ishte “e shokuar dhe e neveritur” nga dënimi. “FIFPRO është i tronditur dhe i neveritur nga raportet se futbollisti profesionist Amir Nasr Azandani përballet me ekzekutimin në Iran për fushatë për të drejtat dhe lirinë e grave në vendin e tij”, shkroi shoqata në Twitter të hënën.

Azandani do të jetë personi i 28-të i dënuar me vdekje mes protestave. Irani kreu ekzekutimin e tij të parë në lidhje me protestat të enjten. Tre nga këta 28 persona janë fëmijë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb