Gazetari Enrik Mehmeti ka shkuar në banesën e të moshuarës 85-vjeçare, që u grabit mesditën e sotme në fshatin Nartë të Vlorës.

Gazetari sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga banesa e grabitur, si dhe dëshminë e të moshuarës. Ajo tregon se autorët e kanë lidhur dhe e kanë kërcënuar të mos bërtasë, pasi do ta vrisnin.

“Sa u futa këtu, ai erdhi më qorri sytë. Kush është i thashë unë. Më tha mos bërtit se të vrasim. Nxorën jorganët e çupës, më mbajtën të lidhur këtu. Më lidhën këmbët e gojën”, tregon e moshuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb