Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Victoria të Australisë.

Shkak janë bërë kushtet e vështira klimaterike.
Shërbimi i Emergjencave i Shtetit të Victoria-s (SES) njoftoi se kanë marrë më shumë se 3.000 thirrje për ndihmë për shkak të erërave të forta që përfshinë shumë pjesë të shtetit që nga mesnata.

Duke theksuar se mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të telave elektrikë nga ana e pemëve të rrëzuara nga erërat e forta me shpejtësi deri në 122 kilometra në orë, SES njoftoi se shumica e thirrjeve për ndihmë kishin të bënin me pemë të rrëzuara ose dëmtim i ndërtesave.

Mark Anolak nga Byroja Australiane e Meteorologjisë deklaroi se kushtet e motit u përmirësuan pasi era e fortë u zhvendos drejt rajonit Gippsland në lindje të Melburnit dhe tha se era që fryu me shpejtësi 122 kilometra në orë në rrethin
Frankston ishte era më e fortë në 15 vitet e fundit.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike, u njoftua se u riparuan defektet në zonat ku dëmet ishin të lehta në Melburn dhe u rikthye energjia elektrike në banesa, ndërkohë që po ashtu raportohet se qytetarët në disa prej rretheve ku dëmet janë të mëdha mund të kalojnë fundjavën pa energji elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb