Jose Mourinho te Napoli? Ky është lajmi që po qarkullon me shpejtësi në mediat italiane, ndërsa “Sportmediaset” konfirmon me siguri se agjenti i tij, Jorge Mendes, ka telefonuar personalisht De Laurentiis duke i bërë me dije dëshirën e Mourinho-s për të drejtuar kampionët në fuqi të Serie A. Mendes ka raporte të shkëlqyera me bosin e Napolit, kjo ishte një telefonate kortezie për t’i bërë me dije se edhe përfaqësuesi i tij është i interesuar.

Aaa
Aaa

Prej disa kohësh, De Laurentiis ka nisur sondazhet për të gjetur një trajner të ri. Pengesa e parë për të konkretizuar një marrëveshje të tillë është paga e Mourinho-s, 7 milionë euro plus bonuse përfitonte te Roma, shifër që De Laurentiis do ta paguante vetëm për Conten. Gjithsesi është ende herët për të folur për një lëvizje të tillë, fakt që konfirmoi edhe vetë Mendes:

Mourinho
Mourinho

“Ngela i befasuar nga shkarkimi i Mourinho-s, nuk e prisja, por ai mbetet fitues, një trajner që kudo ka punuar ka fituar admirimin e tifozëve. Si është? I qetë, i vetëdijshëm se ka bërë një punë të mirë, pavarësisht grupit të limituar në raport me Inter dhe Juve. E ardhmja? Të flasim tani për të ardhmen është shumë herët, por ai është një trajner për ekipeve të mëdha dhe do të rikthehet, është thjesht çështje kohe”, u shpreh Mendes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb