Situata hidrike në basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit, mbetet problematike.

Mungesa e reshjeve të shiut në këtë periudhë rrezikon ecurinë e punës në HEC-in e Fierzës. Gazetari Armir Merja ka siguruar për BalkanWeb të dhënat e këtij HEC-i, ndërsa mësohet se kuotat e tij aktualisht janë 258.91 m, prurjet 80 m3/sek, ndërsa në punë janë 2 Agregat. Ndërkohë, në kuotën 240 metër FIERZA ndalon prodhimin e energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, hidrocentrali i Komanit është në kuotat 173 m, prurjet 35m3/sek dhe në punë është 1 Agregatë ndërsa në Vaujin e Dejës kuota janë 73.79 m dhe në punë 2 Agregatë. Pamjet tregojnë situatën ujore në Liqenin e Fierzës, ku mungesa e reshjeve gjatë muajve të parë të këtij viti dhe rritja e prodhimit të energjisë në vend, ka ndikuar në uljen e nivelit të ujit në këtë HEC, duke e çuar drejt tharjes një pjesë të madhe të sipërfaqes ujore të liqenit.

Kujtojmë se kuota maksimale e Fierzës është 296 m.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb