Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi i është përgjigjur Edi Ramës pasi ky i fundit mbajti një fjalim të gjatë sot në seancë për opozitën parlamentare.

Murrizi i kujton Ramës se ka ardhur nga vagoni i fundit i Fatos Nanos në ’98, ndërsa më pas e riktheu edhe njëherë treni i Gramoz Ruçit në 2009.

Ai shton se shakatë dhe ironitë për matematikën Rama duhet t’i bëjë me Bashën dhe jo me opozitën parlamentare pasi me të ndan gjahun e taksave.

”Buxhet imagjinar i tipit 3D. 4 miliardë euro të ardhura llogariten t’i merren taksapaguesve, qytetarëve shqiptarë, një pjesë të regjistruar në QKR si biznese dhe të tjerëve nëpërmjet taksave si konsumatorë. Kolegët e PS thanë me krenari që rreth 80 mijë biznese do jenë nën taksa zero. Nëse në planifikimin imagjinar të qeverisë regjistroni fermerët si biznes të vogël, nga këta që u gënjyen për subvencion.

Nga njëra anë thonë jemi liberalë, nga ana tjetër thonë do kemi rritje. Nga e parashikoni? Do rritet numri i bizneseve, e rritët në 2013 tatimin mbi fitimin 15%. Unë prisja të thoshte me detaje, ta dëgjonin nga kryetari i partisë që është kryetar qeverie. Ai u mor me ne dhe thotë që jemi të ardhur nga vargoni. A jemi të virgjër ne? Edhe tek ju ka të virgjër nga korrupsioni. Janë ulur dhe ngritur 1415 gra e burra, ku absolutisht bëjnë pjesë dhe ti, dhe këta që janë mbrapa meje, keni njollosur. E kanë certifikatën e virgjërisë, kanë gëzuar vetëm rrogën dhe kanë ikur me një pension.

Po të pyesni ju nga cili vargon kam ardhur unë, dhe ti, ti ke ardhur nga vargoni i fundit i Fatos Nanos në ’98. Për fatin e keq tëndin, dhe të mirë timin, unë kam qenë këtu, të mbaj mend kur ke ardhur si ministër kulture. Më pas privatizove me 7501 një parti që e la rrugëve Nano në 2005. Të ka rikthyer treni i Gramoz Ruçit në 2009. Dëngla për matematikë shitja si vllaut tënd që je në sinkron me të. Debate shoë që jeni dakordësuar dhe paskeni ndarë gjahun e taksave. Keni mbaruar të dy nga 8 klasë. Unë të paktën bashkë me ata që kanë mbaruar para viteve ’90 e kemi bërë nga një shkollë për së mbari.

Dërdëllisjet lëri se po vjen 25 prilli. Nuk besoj se e ke betejën me ne, ndoshta më shumë me këta që ke këtu. Ke nisur ethet se kush do jetë mbi herësin e Damianit e kush jo. Ajo që unë shoh tek ky buxhet është që merrni. Ky borxh i kalon 10 miliardë euro, 2 mijë euro për frymë shqiptarë. 2 mijë euro ai që lind sot deri tek ai që është me një këmbë në varr. Ju kryeministër i keni 120 milionë euro para borxh administratës së pa paguar, me vendim gjyqësor. Ju paguani dy palë administrata. Një palë që ka fituar të drejtën për të qenë në punë, një pjesë ajo që fryhet nga militantët. Me Reformën Territoriale dështuat, pasi Bashkitë marrin nga thesi i madh i taksave. ”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb