KOSOVË

Isa Mustafa i ka çuar një mesazh kreut të LVV, Albin Kurti pas takimit me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Mediat kosovare raportojnë se pas takimit Mustafa u shpreh për mediat se zgjidhjen për koalicionin qeverisës duhet ta japë Albin Kurti dhe LVV dhe jo LDK .

Kurse nënkryetari i LDK-së u shpreh se po presin ofertën e Kurtit për një zgjidhje sa i përket arritjes së marrëveshjes.

“Unë nuk po ju them as për ofertën e Kurtit, për shkak se ofertat e Kurtit nuk i kemi shqyrtu në organet tona, ne kemi biseduar me organet e LDK-së për parimet që duhet t’i ketë një qeverisje. Po them që po presim për një zgjidhje që ata mund ta ofrojnë”, tha Veliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb