PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaron se “njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga Serbia do të jetë realitet jo i largët”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, mbrëmjen e djeshme, Mustafa thekson “se për këtë paska reaguar keq ministri serb i drejtësisë, Selakoviç, nuk po brengosem, sepse gur gur bëhet mur. Disa gurë të rëndësishëm të njohjes i vumë kësaj jave në Bruksel, ku mori edhe ai pjesë. Në drejtësi arritëm t’i aplikojmë ligjet e Republikës së Kosovës në të gjithë territorin e vendit tonë. Po habitem pak nga disa njerëz tanë se si nuk po u pëlqen kjo”.

“Unë dyshoj që ata janë kundër sistemit unik të drejtësisë, por nuk jam i sigurt që ata nuk hanë letra, sepse vetë të menduarit se dikush duhet t’i hajë ato, flet se ata edhe atë punë e kanë bërë, por nuk e kam ditur se njeriu bëhen shtatlartë duke ngrënë letra!? Ani, po të kishte hëngër edhe diçka tjetër, ku ta dimë se sa do të rritej”, shprehet Mustafa.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: