Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë të vjetër fotografish e tekstesh kushtuar katundeve arbëreshe në Italinë e Jugut, figurave më të njohura që dolën prej tyre, kryeministra e shkrimtarë. Fotografitë e katundeve e banorëve pasurohen me pak objekte që shpërfaqin historinë e një kombi në 2 shtete.

Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombetar: Kemi në Muzeun Historik Kombëtar Penën dhe kallamarin origjinal të Jeronim De Radës, të dhuruar nga kolonia arbëreshë, e vendosur në Muzeun Kombëtar që më 1981. Është një prej objekteve më të rëndësishme që kemi të trashëgimisë kulturore të arbëreshëve.

Pos Penës, janë ekspozuar librat e dhuruar nga arbëreshët, botime origjinale të gramatikës së Dhimitër Kamardës të vitit 1866 dhe mbledhjen e këngës popullore Zef Skiroi. Matanë, mund të shihet edhe një brez metalik, i horës arbëreshe me një paftë ku shquhet Shën Gjergji në kalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb