SERBI

Mediat serbe i kanë bërë jehonë deklaratës së Edi Ramës ditën e sotme në përvjetorin e 22-të të bombardimeve të NATO-s në Serbi .

Rama në twitter e konsideroi regjimin e Millosheviç si nacional-socialist, por duket se serbët e kanë marrë më shumë se personale këtë duke thënë se kryeministri shqiptar po i krahason me fashistët.

Po ashtu në një datë si kjo e sotmja që për Kosovën është historike, por për Serbinë jo, mediat e vendit të huaj e konsiderojnë postimin e Ramës si të shumë të guximshëm por dhe shumë të turpshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb