I ftuar në programin “Dola te Ola” mbrëmjen e kësaj të diele ishte aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi, i cili foli për jetën e tij profesionale dhe atë private.

Teksa rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive, Nauni u shpreh se është rritur nga prindërit e tij me një përkujdesje të veçantë.

Ai tregoi se babai i tij ka qenë mjek, ndërsa nëna ka patur pozicione përgjegjëse dhe kjo ka bërë që ai të vishej paksa më mirë se moshatarët e tij, të cilët e quanin “çuni i Beut”. Nauni tregoi se mundohej t’i ndihmonte shokët me sa kishte mundësi dhe shumë prej tyre nuk e kanë harruar këtë gjë edhe e kujtojnë edhe në ditët e sotme.

Naun Shundi tregoi se babai i tij ndërroi jetë kur ai ka qenë në Akademi, teksa e cilësoi kohën e kaluar me të si shumë të bukur.

Gjatë programit aktori mori dy video-mesazhe shumë të bukura dhe tejet emocionuese nga dy vajzat e tij, të cilat i dedikuan babait fjalë të ndjera zemre. Ato të lumtura i shprehën dashurinë publikisht duke theksuar se sa shumë krenare janë për të dhe duke e përgëzuar për teatrin privat “Zonja e Bujtinës” që ai ka hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: