Aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi ishte i ftuari i parë këtë të diel në programin “Dola te Ola” në televizionin News24, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e tij profesionale.

Aktori gjatë programit zbuloi se dëshira e tij për aktrimin lindi rreth moshës 12-13 vjeçare, pasi ai mori pjesë në një olimpiadë teatrore. Roli i tij u pëlqye dhe prej aty Naunit i lindi dëshira për t’u bërë aktor, “Më thanë fjalë të mira dhe mu bë qejfi”.

Naun Shundi gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me aktorët më në zë të kinematografisë shqiptare, si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Agim Qiriaqi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Edi dhe Mihal Luarasi, Pirro Mane, dhe për këtë ai e cilësoi veten me shumë fat. “Kam patur fatin që kam punuar dhe dyfish fat pasi i kam patur shokë e miq”, tha Shundi.

Nuan Shundi ka ndërmarrë një iniciativë shumë të bukur duke hapur teatrin e parë privat në Shqipëri “Zonja e Bujtinës”.

Ai tregoi se gjithçka nisi pas një bisede që pati me një mikun e tij që dëshironte që të vinte në skenë një shfaqje teatrore por nuk kishte ku, dhe ai pa e menduar gjatë i ofroi ta realizonte në shtëpinë e tij. Aktori tha se deri më tani aktori janë vendosur 4 shfaqje teatrore dhe pritet që së shpejti të vijojnë me të tjera.

I pyetur se çfarë e veçon teatrin e tij, Naun Shundi tha se “Zonja e Bujtinës” është teatër dhome, ka gjithsej 50 ndenjëse, dhe ka një skenë të vogël, sa gjysma e skenave të zakonshme të teatrove.

Gjatë programit Naun Shundi mori një video-mesazh surprizë nga aktori Ervin Bejleri, i cili e cilësoi si një nga miqtë më të veçantë dhe më të guximshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: